Nga dera e SPAK-ut pasi u paraqit për masën e sigurisë detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi prokurorinë dhe nxori disa transkipte që sipas tij janë të bandave të Elbasanit dhe Taulant Ballës përpara zgjedhjeve të 2021-shit.
“Në datë 10 Shkurt 2020, target, që është një nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonin e tij, AM580, se kishin rënë dakord, se të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne nëse vendosim në listë, ata që donin në burg. Pra do i siguroni ju votat, nëse me listë i burgosni ata që kërkoni.
Përgjigja ishte “po, ne e garantojmë këtë”. Më pas Tao, tha, “ata do të shkojnë në burg këtë vit”. Tani, komenti tjetër. Tao është fiks Taulant Balla. Një kriminel, që është një nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është që “ne garantojmë votat nëse ti arreston lisën që të kemi dhënë për të arrestuar”.
Në listë në 25 mars, u arrestuan sipas këtij premtimi, Çapjat, më kërkesën e Çelajve. Kjo është e vërteta. Më pas Tao tha, “ata do të shkojnë në burg këtë vit”. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021 para zgjedhjeve në mënyrë që Tao të merrte, sa vota mori Tao, kampioni i votave në Elbasan. Cfarë del nga këta, se Tao përcakton tenderat, vendimet e gjykatave, Tao merr përsipër me listë arrestimet.
Tao në kundërpërgjigje merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve që kam për këtë organizatë kriminale. Për të gjitha këto, Tao shëtit nga një vend në një tjetër. Këta janë vetëm një aspekt sepse të tjerat po kaq dhe më të rënda. Avash do i keni me radhë” tha ai.