Ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen në Shkodër. 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me 5 janar. Në momentin e ekzekutimit, viktima ka qenë i vetëm në automjetin tip “Benz”.
Plumbat që u zbrazën drejt tij ishin të shumtë. Sipas të dhënave nga grupi hetimor ishin rreth 30 plumba nga dy krahët e makinës. Prita iu bë përpara shtëpisë. Vetëm disa metra larg teksa po kthehej.
Hetimet për këtë ngjarje janë fokusuar tek lidhjet që mund të ketë pasur i riu me një vajzë.
Të afërm të tij janë marrë në pyetje, ndërsa sipas informacioneve të deritanishme konfliktet janë përjashtuar pasi i riu ka rezultuar se nuk ka pasur përplasje me të tjerë.
Më shumë dritë pritet që të hedhë telefoni i të riut.
Atentati ndaj Ramazan Matajt, pista e re, lidhje dashurie si shkak i krimit