Donald Trump tha dje se ekipi i tij ka filluar përgatitjen e një takimi me Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Ai dëshiron që të takohemi dhe ne kemi filluar ta organizojmë”, tha Trump gjatë një takimi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.
“Presidenti Putin dëshiron që ne të takohemi, madje ai e ka thënë publikisht, dhe ne duhet t’i japim fund kësaj lufte (në Ukrainë ), e cila është një makth i vërtetë” shtoi manjati.
Gjatë intervistës së tij vjetore të drejtpërdrejtë televizive, Putin siguroi se është i gatshëm të takohet me Trump “në çdo kohë”.
“Nëse takohemi një ditë me Presidentin e zgjedhur Trump, jam i sigurt se do të kemi shumë për të thënë” me njëri-tjetrin, tha ai.
Donald Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, shpeshherë premtoi gjatë fushatës se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve” dhe ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” dhe një rifillim të negociatave me Moskën.