Kryeministri Edi Rama në rrjetin social në facebook tregon se ndodhet në Abu Dabi. Rama thotë se do të finalizohet marrëveshja literale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë.
Kryeministri shprehet se Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetprodhuesve nga energjia diellore në rajon.
“Përshëndetje nga Abu Dabi. Për pak do të vendosim një tjetër gur kilometrik, në rrugën tonë drejt pavarësisë energjetike. Së bashku me kryeministrin e Italisë, miken e shtrenjtë, Giorgia Meloni, me ftesë të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një tjetër mik, finalizojmë marrëveshjen trilaterale për lidhjen nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe rritjen e prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri. Lidhja do të ketë pronësi të trefishtë. Kjo shkon edhe në funksion të ambicies sonë për t’u bërë të pavarur nga importi. Shqipëria është sot vendi me kapacitetin më të lartë të vetprodhuesve nga energjia diellore në rajon. Energjia e prodhuar nga dielli ka kaluar në zero përqind në afro 10 përqind të prodhimit tonë energjetik”, tha Rama.