Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale. Një 44-vjeçar u arrestua pasi kishte vjedhur një pajisje elektronike në një banesë dhe ishte i dënuar më parë për vjedhje.
33-vjeçari u arrestua pasi gjatë kontrollit në makinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Gjithashtu plicia rrugore ka arrestuar një 28-vjeçar dhe 25-vjeçar pasi po drejtonin makinat nën efektin e lëndëve narkotike. Ndërsa një 40-vjeçar u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.