Ogerta Manastirliu, drejtuesja politike e Partisë Socialiste në Tiranë ka zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë në Romë. Manastirliu theksoi rëndësinë e votës së diasporës për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Biseduam me shqiptarët që jetojnë në Itali për rëndësinë e votës historike të diasporës, si kontribut i drejtpërdrejt i shqiptarëve jashtë vendit, për ta parë Shqipërinë në majën që i takon, si pjesë të Bashkimit Evropian” tha Manastriliu.
Gjithashtu u bëri apel që të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.
“Nëse jeton jashtë Shqipërisë, regjistrohu tani në Platformën Elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vetëm përmes regjistrimit, është e mundur të votosh për zgjedhjet e 11 majit”, tha Manastirliu.