Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj iu përgjigj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Schwartz e cila në një tubim të mbajtur në Deçan e quajti “gjeneral të vetëshpallur”.
Haradinaj iu kundërpërgjigj asaj gjatë një tubimi që pati me AAK-në. “Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së pastaj gradën e dytë e kam nga NATO”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.
Ai ka thënë se Gërvalla i ka bërë këto deklarime për disa arsye, të cilat sipas tij, lidhen me heqjen e maskës së kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
“Unë jau kam hjek maskën domethënë ia kam hjek maskën shefit të saj, Albinit. Ia kam pasë borxh atedhut me ia hjek maskën, po ia kam hjek edhe qeben edhe e kam shplu prej qebes.
Për mu nuk çon peshë kurgjo. Le të na tregon se cilin rezultat e ka? A i ka sjellë ndonjë njohje këtij vendi?”, ka pyetur ai.