Një 20-vjeçar ka djegur me lëndë djegëse makinën tip “Benz”, në pronësi të Robert Elmazaj me datë 30 ajnar në Portëz të Fierit.
Sipas policisë 20-vjeçari Andrea Thimjo është arrestuar dhe është kushëriri i Robert Elmazaj. Ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme pasi Elmazaj e bullizonte 20-vjeçarin.
Kështu 20-vjeçari ka shkuar natën te shtëpia e djalit të hallës dhe i ka djegur makinën me benzinë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes me prova ligjore dhe ka arrestuar 20-vjeçarin.









