-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në Durrës/ PD: Sako, Balluku dhe Ministria e Bujqësisë kallëzim penal në SPAK

Kryesoret

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike Ilirjana Kuçana në një deklaratë për mediat u shpreh se tre ditë pas përmbytjeve në Durrës qinda shtëpi qëndrojnë nën ujë. Kuçana nënvizon që rreth 500 familje dhe biznese janë nën ujë dhe bashkia e Durrësit vazhdo të jetë e zhytur nën korrupsion.

“Aktualisht vijojnë të jenë rreth 500 familje dhe biznese, përfshirë dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore nën ujë. Kushtet atmosferike nuk mund të ndryshohen, por në një qeverisje normale Bashkia mund të merrte masa për të parandaluar dëmet e parikuperueshme për familjet, bizneset dhe tokat bujqësore. Bashkia Durrës, e zhytur kokë e këmbë në korrupsion, vijon të jetë në gjendje kome kur bëhet fjalë për ti ardhur në ndihmë qytetarëve në situata të katastrofave të tilla, por për të bërë fushatë për kreun e krimit të organizuar, Edi Ramën kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako zgjohet.

Partia Demokratike e cilëson skandaloze situatën e krijuar më 30 janar 2025, ku si pasojë e keqmenaxhimit dhe papërgjegjshmërisë institucionale, përfshirë korrupsionin galopant jo vetëm të kësaj bashkie por të të gjitha bashkive në vend, qindra familje vuajnë pasoja të jashtëzakonshme ekonomike.

Kanalet kulluese në Durrës dhe komunat Ishëm, Manëz, Katund i Ri, Rrashbull ,ish Kënetë, Spitallë e Sukth edhe sot mbeten të bllokuara. Hidrovori dështoj, pasi nga 9 pompa funksionale, vetëm 4 ishin në punë, megjithëse janë 20 milionë dollarë të marra nga fondet e rindërtimit. Shpërdorimi dhe grabitja e fondeve publike janë e vërteta e përmbytjes së Durrësit.”, tha ajo.

Kuçana nënvizon që Partia Demokratike kërkon ëq të përllogariten dëmet dhe çdo familje dhe biznes i dëmtuar të dëmshpërblehet menjëherë. Ajo deklaron që PD ka vendosur të depozitojë kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë, Belibda Ballukut dhe përfyqësuiesve të Ministrisë së Bujqësisë, për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të fondeve publike.

“Partia Demokratike ka vendosur të depozitojë një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Bashkisë Durrës, znj. Emiriana Sako, zv. kryeministres Belinda Balluku dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, për shpërdorim detyre dhe keqmenaxhim të fondeve publike. Durrësi u përmbyt jo vetëm nga shirat, por mbi të gjitha nga korrupsioni dhe paaftësia e institucioneve. Partia Demokratike do të ndjekë çdo hap ligjor për të çuar përpara drejtësisë përgjegjësit e kësaj katastrofe!

Partia Demokratike gjithashtu i bën thirrje çdo shqiptari që të dal në protestën kombëtare kundër zhvatjes dhe kundër luksit të shfrenuar të Edi Ramës. Më datën 8 shkurt, ora 17:00, të gjithë në Tiranë.”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit