-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjedia në Kosovë, një nga familjarët e viktimave: Ja si i zbuluam

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Një objekt i pabanuar ështës hembur dhe si pasojë tre fëmijë kanë humbur jetën.  Viktimat janë një 13-vjeçar dhe dy të tjerë të moshës 16 vjeç të familjeve Ramaj, Mehmetaj dhe Morina.

Sipas KosovaPress, njëri nga viktimat ka qenë fëmija i vetëm i familjes. Ndërkohë, objekti i rrënuar dikur ka qenë një market, e që mbas lufte ka qenë e pashfrytëzueshme.

Sipas disa incizimeve të një kamere të shtëpisë, shihet se shtëpia është rrënuar rreth orës 16:35. Ndërsa tre të miturit pas gjashtë orësh janë gjetur nga familjarët pa shenja jete.

Një familjar ka treguar se një nga prindërit i shqetësuar që djali nuk po i hapte telefonin dhe ka dalë për ta kërkuar. Në momentin që prindërit kanë parë objektin e rrënuar ka dyshuar që është aty.

“Kanë dalë si rinia duke luajtur, shokë. Për viktimat kur kemi hetuar që janë këtu, iu kanë rënë telefonat në këtë objekt, kemi thirrur policinë, kanë ardhur policia shumë shpejt, ambulanca, zjarrfikësit, kur i kemi gjetur pa shenja jete. E kemi zbuluar se i kemi kërkuar këndej në këtë lagje, që kanë dalë për të luajtur, kjo ka qenë në këmbë, kur e kemi pa të rrëzuar, kemi dyshuar që mos janë në të, i kemi thirrur në telefon, iu kanë rënë telefonat brenda”, tha një nga familjarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit