Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar për dosjen ‘Metamorfoza’ ka kërkuar heqjen e sekuestros së 390 mijë metra katrorë sipërfaqe toke (39 ha).
Kërkesa është depozituar në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që ta kalojë për seancë plenare mbi bazë dokumentesh këtë çështje.
Padia ku pretendohet shkelja e ligjit kushtetues, është përcjellë nga i pandehuri Pëllumb Gjoka, i cili mbahet i paraburgosur, si edhe nga përfaqësuesi Kolë Gjoka dhe ‘Shoqëria Imperial Group’.
Prokuroria e Posaçme e cila ka bllokuar gati 390 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës nën dyshimet se janë përftuar përmes falsifikimit.









