Në ishullin e Santorinit në Greqi në 48 orët e fundit janë regjistruar mbi 200 lëkundje sizmike, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Autoritetet në Greqi kanë marrë masat dhe kanë paralajmëruar banorët e ishullit të Santorinit të shmangin grumbullimet në ambiente të mbyllura, të mos qëndrojnë në banesa të vjetra dhe të mos tregojnë panik në rast të lëkundjeve sizmike.
Sipas vullkanologut-studiuesit të Autoritetit Helen të Kërkimeve Gjeologjike dhe Minierave, Georgios Vougioukalakis, zona po kalon një krizë sizmike, me mbi 200 lëkundje të regjistruara në 48 orët e fundit.
Epiqendra janë të vendosura kryesisht në Anhidros, një ishull i pabanuar pranë Santorinit, fakt që ngre shqetësime. Bashkia e Santorinit ka vendosur çadra në ambiente të hapura të ishullit, në mënyrë që banorët të qëndrojnë jashtë.
Ministria ka thënë se aktiviteti nuk ishte i lidhur me aktivitetin vullkanik dhe po tërhiqej, por ekspertët kanë propozuar masa paraprake, duke përfshirë mbylljen e shkollave më 3 shkurt.









