-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbeu dhe dhunoi partneren, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Kryesoret

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Riminit. 40-vjeçari akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij pasi e filmonte për persona të tjerë.

Një grua e dëmtuar ishte paraqitur ditët e fundit në komisariat duke shfaqur mavijosje të dukshme në fytyrë, si dhe një frakturë të gojës, me dhëmb të thyer. Ajo kishte raportuar para hetuesve se ishte sulmuar nga partneri i saj, pasi ishte takuar me të në hotel dhe nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike e kishte dhunuar.

Për disa orë ai e mbylli duke e penguar të largohej apo të kërkonte ndihmë dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, sipas medias italiane.

Gjatë hetimeve rezultoi se viktima ishte e nënshtruar totalisht prej disa kohësh nga partneri i saj nën dhunë dhe se i ishin zhvatur 20 mijë euro. Gjithashtu rezultoi se ishte detyruar që të bënte video seksuale, që u shiteshin personave të tretë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit