Seanca në Gjykatën e Posaçme është shtyrë për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet me datë 14 shkurt.
Seanca e sotme u zhvillua rreth 40 minuta ku nga mbrojtja e Jamarbër Maltezit janë paraqitur disa prova shkresore dhe më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.
Berisha dhe Malltezi akuzohen për dosjen Partizani për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “pastrim të parave”.