Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është arrestuar dhe dërguar në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Gjykata e Posaçme ka dhënë masa “detyrim paraqitje” për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Pulashi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Ndërsa masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
Sipas informacioneve, SPAK ka ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.