Aksident i rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 64-vjeçar është dërguar në spital pas një përplasjeje mes një automjeti dhe një motomjeti. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku automjeti i drejtuar nga një 35-vjeçar ka përplasur motomjetin që udhëhiqej nga shtetasi D. K., 64 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, D. K. ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme në vendngjarje.