Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar i cili vidhte para nga kasafortat e bizneseve dhe të banesave. 57-vjeçari me iniciale R.H., ishte i dënuar më parë me veprën penale “vjedhja”.
Nga hetimet ai kishte kryer edhe 5 vjedhjet të tjera gjatë muajve të fundit:
-më datë 16.02.2025, ka vjedhur 1200 euro nga kasaforta e një biznesi në rrugën “Abdyl Frashëri”;
-më datë 02.02.2025, ka vjedhur 300 000 lekë nga kasaforta e një subjekti në rrugën “Reshit Çollaku”;
-më datë 13.12.2024, ka vjedhur 370 800 lekë nga kasaforta e zyrës së një kompanie;
-më datë 10.11.2024, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Rrugën e Dafinave;
-më datë 19.09.2024, ka vjedhur një shumë parash në zyrat e një kompanie, në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa nga sendet që ai dyshohet se ka përdorur për hapjen e kasafortave. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.