Prokuroria e Kukës ka kërkuar arrestimin e tre personave që kanë lidhje me plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.
Tre personat Zenel Muçmata G.P., dhe E.A., u arrestuan pasi akuzohen për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit’.
Muçmata akuzohet për “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje”. Ndaj Muçmatës ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.
Ndërsa Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj akuzohen për veprat penale “përkrahje e autorit të dyshuar për një krim”.