-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Produkteve të BE-së do t’u vendosen tarifa prej 25 për qind

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump në mbledhjen e parë të kabinetit të tij tha se tarifat mbi produktet e Bashkimit Evropian do të jenë rreth 25 për qind. Trump e përshkroi BE-në si një përpjekje për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara.

“Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

Trump ka kërcënuar me “tarifa reciproke” ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së për të kundërshtuar atë që e quan tregti “të padrejtë dhe të pabalancuar”.

Ai gjithashtu ka thënë se do të vendosë taksa të gjera mbi importet e disa produkteve, si makinat dhe produktet farmaceutike. Ndërsa për tarifat mbi produktet e Kanadasë dhe Meksikës Trump tha se do të hyjnë në fuqi më 2 prill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit