-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën, Kryemadhi detyrim paraqitje

Kryesoret

Nuk ka liri. Gjykata e Lartë ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Apelit për ish-Presidentin Ilir Meta.

Presidenti i Partisë së Lirisë do të vazhdojë që të qëndrojë në masën e paraburgimit, i vendosur tek 313-ta, ku ndodhet prej katër muajsh.

“Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” njofton Gjykata e Lartë. Edhe për Monika Kryemadhin nuk ka ndryshime, vijon në detyrim paraqitje.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit