Qeveria miratoi sot vendimin për të marrë në mbrojtje punonjësit e policisë, familjarët dhe pronën, kur gjatë ushtrimit të detyrës kërcënohen nga krimi i organizuar. “Përmes këtij akti synojmë të rrisim bashkëpunimin mes SHISH, SPAK në luftë kundër krimit të organizuar” tha ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Ky vendim orienton dhe strukturën mënyrën dhe formën si një punonjës policie duhet të adresojë një kërkesë ndaj komisionit të mbrojtjes së masave të posacme ndaj kërcënimeve i cili mund të bëhet në dy forma; Drejtori i policisë së shtetit lëshon urdhër për mbrojtjen e punonjësit të policisë ose punonjësi i policisë i drejtohet komisionit përmes procedurave.
Përmes këtij akti hapet një udhëtim i ri për sakrificën dhe mbrojtjen e punonjësve të policisë nga kërcënimet e shumta që I bëhen punonjësve të policisë. Kjo është provë e prioritetit që ka jeta e shëndeti e prona e punonjësve të policisë” tha ministri.