Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me mësuesit në Kamzë, theksoi se data 11 maj do të shënojë ndarjen e epokës së narkodiktaturës dhe rikthimin e lirisë për të ecur drejt Shqipërisë Madhështore.
Berisha u shpreh se në 11 maj, çdo shqiptar që ka dashuri për vendin do të japë me votën e tij ndëshkimin e merituar për regjimin aktual dhe do të firmosë për Shqipërinë Madhështore.
Sali Berisha: Në 11 maj çdo shqiptar që ushqen ndjenjat e dashurisë ndaj vendit, i jep me votën e tij ndëshkimin e merituar kësaj narkodiktature dhe regjimi, dhe firmos për Shqipërinë madhështore. Ky është viti i diasporës shqiptare. Sot është gjysma e kombit jashtë vendit. Jam këtu për tu zotuar që Shqipëria madhështore do të jetë edhe vepër e tyre. Se mundi, djersa, investimet e tyre do jenë promotorët të Shqipërisë madhështore. Qeveria e ardhshme do bëj gjithçka për kthimin e tyre.
Do bëjmë gjithçka për të mbrojtur dhe mbajtur gjallë gjuhën kudo që ndodhen. Shqiptarët do kenë pas 11 majit një qeveri që do bëj gjithçka për mbështetjen e tyre. Ftoj të gjithë mësuesit e Shqipërisë, prindërit, të bashkohemi në këtë përpjekje në 11 maj të ndajmë epokën e narkodiktaturës dhe të rikthejmë në epokën e lirisë, dinjitetit e të ecim drejt Shqipërisë madhështore.