-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procesi i integrimit në BE, Tabaku: Të fokusohemi në mbylljen me sukses të grupkapitujve

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Joroda Tabaku ka shprehur shqetësimin për pengesat institucionale dhe politike që kanë bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Tabaku theksoi se për muaj të tërë ky këshill është penguar të ushtrojë funksionet e tij. Ajo nënvizoi që zgjedhjet po afrohen dhe Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me katër grupkapitujt.

“Një proces që, në gjykimin tim dhe të forcës politike që unë përfaqësoj, duhej të kishte nisur që në vitin 2013. Por për shkak të vendimeve të qeverisë Rama, të udhëhequra nga interesa politike dhe jo kombëtare, ky proces është zvarritur dhe është penguar vit pas viti,” u shpreh ajo.

Tabaku theksoi se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor nuk është më një çështje teknike por një çështje sigurie.

“Sot, zgjerimi i BE-së nuk është më thjesht një çështje burokratike apo ekonomike. Ai është një çështje sigurie dhe stabiliteti. Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për këtë realitet të ri dhe duhet të nisë një debat kombëtar mbi detyrimet që kemi ndaj këtij procesi. Por, fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk ka një plan të qartë dhe nuk ka një vizion strategjik për këtë moment historik,” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit