Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar ekipin amerikan për bisedimet konstruktive në Arabinë Saudite.
Zelensky në postimin në Telegram ka falenderuar Presidentin Trump për natyrën konstruktive të bisedës së ekipeve. Ai shprehet se Ukraina e ka pranuar armëpushimin 30 ditor jo vetëm për raketat, dronët dhe bombat, jo vetëm në Detin e Zi, por edhe në të gjithë vijën e frontit.
“Ukraina e pranon këtë propozim, ne e konsiderojmë pozitiv, ne jemi të gatshëm të ndërmarrim një hap të tillë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta bindin Rusinë ta bëjë këtë. Domethënë jemi dakord dhe nëse “rusët” bien dakord, në atë moment do të hyjë në fuqi heshtja.”, shkruan Zelensky.
Ai shton se një element i rëndësishëm i bisedës sot ishte dhe gatishmëria e Amerikës për të rifilluar ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën e inteligjencës.
“Ukraina është gati për paqe. Rusia duhet të tregojë gatishmërinë e saj për t’i dhënë fund luftës ose për të vazhduar luftën. Është koha për të vërtetën e plotë.”, thotë Zelensky.