Mbrëmjen e sotme është blinduar hyrja para Kryeministrisë ku do të zhvillohet nesër proesta për vendimin e qeverisë për mbylljen e tikTok-ut. Një grup punonjësish po punojnë ër përforcimin dhe izolimin e tendës së instaluar në derën kryesore të institucionit qeveritar.
Protesta do të zhvillohet nga opozita nga ora 19:00 deri në 21:00. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thirrur të rinjtë dhe prindërit që ti bahskohen protestës kundër TikTok-ut.
Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Partia Demokratike ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.
Që me nisjen e protestës e deri në përfundim të saj, nga Policia Rrugore do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre.
Në terren do të jenë rreth 1200 efektivë, si dhe në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës, si dhe për të mbajtur nën vëzhgim personat që në protestat e mëparshme kanë kryer akte dhune.