Policia ka arrestuar një 20-vjeçar pasi iu gjetën para të falsifikuara. Policia në sheshin “Nënë Tereza” ndaloi makinën me drejtues A.Q dhe pasagjerët D.M., dhe S.Q.
Gjatë kontrollit fizik të 20-vjeçarit S.Q., iu gjetën kartmonedha euro të prerjeve 100 dhe 200 euro të dyshuara të falsifikuara (në total 2800 euro), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për A.Q 23 vjeç (vëllain e S.Q.,) dhe D.M., 23 vjeç të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.