-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vota për PS, alternativë e vetme për Shqipërinë e Evropën

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, ka theksuar se Partia Socialiste ka ndërtuar një parti të re, e cila ka gjithashtu eksperiencën e këtyre viteve të qeverisjes.

Ai u shpreh se hedhja e votës për ndonjë parti tjetër përveç PS-së është një humbje kohe dhe energjie, duke shtuar se kjo është një mundësi që qytetarët e Tiranës nuk duhet ta lënë të kalojë.

Rama: Jam shumë krenarë për këtë skuadër dhe besoj që me këtë skuadër i kemi dhënë të gjithë Qarkut të Tiranës një ofertë të plotë, të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin pa dyshim përfaqësuesen e tyre në Kuvend.

I kemi dhënë të rinjve dhe te rejave të bejnë zgjedhjen e tyre dhe duke qënë pjese e kësaj skuadre dhe të gjithë profesioneve mundësin që duke votuar për PS, të zgjedhin një vajzë, djalë, burrë apo grua, pa pasur asnjë dyshim që do përfaqësohen denjësisht.

Kemi ndërtuar Partinë më të re që eshtë sot në të gjithë atë fletë të madhe votimi për Tiranën.

Një parti të re, ama një shalqi me provë, që brenda vetes ka të gjithë eksperiencën e këtyre viteve qeverisëse duke i dhënë qytetarëve të Tiranës, mundësin që të shohin përpara përmes të rese edhe të ndodhen të sigurte që rruga jonë përpara është e garantuat përmes eksperiencës. Të dyja këto bashkë janë jo të lehta dhe gjendet vetëm te PS. Të gjithë të tjerët majas e djathtas fletës së votimit, janë ose të kalbur, ose pa asnjë eksperiencë.

Hedhja e votës kudo tjetër përveçse se te PS, aty te numri 5, është ta çosh votën kot. Në të gjithë këtë rrugë të 11 majit do dëgjoni, do pyesni dhe kuptoni se çfarë duam të bëjmë ne jo në shkallë vendit, por të çdo komuniteti.

Ne kemi as shumë gjëra për të thënë, sa nuk mjaftojnë. Jemi të vetëdijshëm që ka ende probleme jo të vogla, plagë për të mbyllur e punë për të bërë. Në këtë zgjedhje ka diçka që është përtej këtyre, përtej punëve tona, nevojave të çdo komuniteti, përtej gjeneratës time dhe që lidhet drejtpërdrejtë, jo thjeshte në partinë tonë e parti të tjera, por me fati Evropian të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit