Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, kur një 22-vjeçare ka humbur kontrollin mbi makinën që drejtonte, duke shkaktuar përplasje me pemën, një tjetër automjet dhe një dyqan.
Aksidenti ndodhi në “Rrugën e Dëshmorëve”, pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit. Fatmirësisht, dy këmbësorë që ndodheshin afër vendit të aksidentit shpëtuan pa u lënduar. Drejtuesja e automjetit, e cila udhëhiqte me shpejtësi mbi normat e lejuara, u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka lëshuar një njoftim zyrtar për ngjarjen.