-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama premton në Kretë: Për një vit do jetë hapur konsullata e Shqipërisë

Kryesoret

Kryeministri Rama në takimin me shqiptarët në Kretë u premtoi se brenda një viti në këtë ishull të Greqisë do të hapet dhe një konsullatë e Shqipërisë që do t’i ndihmojnë ata për të zgjidhur problemet e tyre.

Rama u kërkoi votën në 11 maj për të bërë të mundur sipas tij anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Kreta është një ishull kokëfortësia. Njerëzit më kokëfortë të këtij vendi kanë dalë në Kretë. Dhe ju jeni shqiptarët më kokëfortë që keni ardhur dhe triumfuar këtu. Unë dua t’iu them se si sot një vit këtu do të ketë hapur dyert konsullata e Shqipërisë. Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në Athinë, njësoj siç vlonjatët apo shkodranët që iu thonë shkoni në Tiranë. Ne do t’ua sjellim shtetin shqiptar në Kretë. Me votën e 11 majit do të hapim procesin e negociatave. Është për herë të parë fati që i buzëqesh Shqipërisë. Tanimë e kemi bërë Evropën që të na respektojë dhe dëshiron të na bëjë pjesë të vetën”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit