Zbardhen detaje nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme lidhur me motrat Xhovana e Alda Nikolli, paraditen e 28 marsit në Elbasan. Kontrollet u kryen për shkak se nga shpërthimi i një sasie tritoli në derën e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli 9 muaj më parë humbi jetën fqinji i tyre Enea Thomaraj,
Sipas burimeve Gjykata e Posaçme kishte urdhëruar kontroll në banesën si dhe në shtëpinë e prindërve të tyre në qytetin e Elbasanit, si dhe sekuestrim te celularëve.
Sipas detajeve, në momentin që ata u ngjitën në një automjet BMV x1 që drejtohej nga babai i tyre, mësohet se forcat e policisë i prenë rrugën dhe informuan se ndaj tyre kishte një urdhër gjykate për kontrollin e banesave.
Më pas Xhovana, Alda Nikolli dhe babai i tyre u dërguan në banesat përkastëse ku u ushtrua edhe kontrolli. Motrat Nikolli gjatë kontrollit hodhën akuza ndaj të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani duke e akuzuar si porositës të ngjarjes.