-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditet politika franceze, dënohet Le Pen, i ndalohet kandidimi

Kryesoret

Politikania franceze, Marine Le Pen, u shpall fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane, me qëllim financimin e partisë së saj të ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar. U dënua me 4 vite burg, por që janë pezulluar. Le Pen gjithashtu është dënuar me 100,000 €.

Por më e rënda është fakti që Marine Le Pen i është ndaluar të kandidojë për poste publike për pesë vjet, që do të thotë se ajo nuk mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027.

Le Pen u akuzua, së bashku me më shumë se 20 figura të tjera të larta partiake, për punësimin e asistentëve që punonin për partinë e saj dhe jo për Parlamentin Evropian, që i paguante. Gjatë gjyqit vitin e kaluar, ajo mohoi se kishte kryer “parregullsinë më të vogël”. Le Pen e lëshoi sallën e gjyqit përpara se t’i shqiptohej dënimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit