Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë hodhi kuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se Edi Rama se pas 12 vitesh në qeveri po kërkon edhe një mandat tjetër për t’u pasuar edhe më shumë.
Ai thotë se Rama kërkon që të pasurohet vetë, së bahsku me oligarkët e tij dhe të varfëroj shqiptarët. Berisha theksoi se me 11 maj është dita e Shpëtimit për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Në këtë luftë për të pastruar shtëpinë tonë, ku ka më jetike, gjithçka rrënohet nëse ne me gërshërët e ligjit nuk i japim përgjigjen e merituar shpërdorimit dhe vjedhjeve të parave tuaja. Sot Edi Rama thotë se më han dardha pas shpine, ai ha vetë gjithë ditën.
Nuk mund të fshihet kurrë Belinda Balluku mos ndërtimin e djegësit të Tiranës, po mos e dinte 100% se paratë i mere Edi Rama. Shikojeni ku i ka sarajet, me gjatësi themelesh, ka rrezik dyfishi i vilës së Enver Hoxhës, ndërsa oborri, 4-fishi i vilës së Hoxhës, 8300 metra oborr, park e ka.
Sigurisht, këto janë vetëm maja e ajsbergut, sepse kontot bankare dhe investime ofshore janë të pa kufijshme. Edi Rama, pas 12 vitesh, kërkon një mandate tjetër, që të pasurohet më shumë vetë, sojin e vetë e oligarkët dhe tu varfëroj ju. Ndaj dhe 11 maj, është një ditë shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka asnjë moral të vijë të kërkoj shqiptarëve votën, për çfarë tua kërkoj, se i paguan pensionistët sa paguan Gjermania për kafshët e shtëpisë.
Për çfarë ta kërkoj votën, për parat që vodhi për djegësin e Tiranës, për shishet e verës 33 mijë euro, udhëtimet me avion 21 milion euro në 2 vite. Të kërkoj votën për të grabitur me 50 milion euro siç grabiti me Tunelin e Llogarasë.”, tha Berisha.









