Një 26-vjeçare greke nga Lamia është arrestuar në aeroportin e Qipros, pasi në bagazhin e saj iu gjet një sasi prej 40 kg marijuanë. Sipas informacioneve, 26-vjeçarja kishte udhëtuar drejt Tajlandës, i shoqëruar nga një shqiptar dhe një grek.
Ata të dy janë kthyer në Greqi dy ditë më herët se ajo. Ndërsa 26-vjeçarja ka udhëtuar e vetme nëpërmjet Qipros, konkretisht nga aeroporti i Larnakës, më 30 mars.
Gjatë një kontrolli në aeroport, 40 kilogramë marijuanë u gjetën në dy thasë me vakum najloni, të cilat përmbanin thasë më të vegjël me lëndë bimore.
26-vjeçarja e arrestuar është sjellë në Gjykatën e Rrethit të Larnakës, e cila i ka caktuar masën e ndalimit të përkohshëm.









