-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pastori mëkatar”- Toni Gogu “zgjohet” pas dy ditësh: Sali, nuk jam puçist!

Kryesoret

Deputeti i PS-së, Toni Gogu ka reaguar pas dy ditësh pasi ish-kryeministri Sali Berisha tha se “edhe pastori socialist doli mëkatar. Një pastor kanë ata. Doli sepse tani doli grupi armiqësor”, u shpreh Berisha, referuar luftës politike brenda socialistëve. Gogu thotë se nuk i përket asnjë grupi armiqësor apo puçist brenda PS-së.

“Z.Berisha më thanë se më kishe përmendur dje tek emisioni i Blendi Fevziut, aq sa edhe Blendi ishte llahtarisur. Edhe e falenderoj për habinë e madhe që kishte treguar sepse me kishe futur në grupe armiqësore a ku di unë. E di që të ka marrë malli se u bë kohë që nuk shihemi në Parlament, po thjesht doja të të thosha që grupet armiqësore të kanë ngelur në mendje, se i kam parë sesi i ke replikuar te PD.

Aq shumë, sa të gjithë atë kokosh atje e katandise një thelë. Dua të të siguroj doktor se nuk jam unë nga ata të grupeve armiqësore apo të grupeve puçiste se më njohin mirë edhe vëllezërit e motrat socialiste, por edhe kolegët e partisë tënde më njohin mirë. Nuk i përkas atyre”, shprehet Gogu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit