-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump pas pezullimit të tarifave: Njerëzit u frikësuan pak, por asgjë s’ka përfunduar

Kryesoret

Presidenti Donald Trump ka shpjeguar arsyet se përse i pezulloi tarifat për një pjesë të madhe të vendeve të botës.

Sipas mediave të huaja Donald Trump tha se postoi më herët në rrjetet sociale për qetësi në shtetet e ndryshme të botës pas tarifave, pasi sipas tij, ai mendoi se liderët e këtyre shteteve po frikësoheshin dhe po lëviznin nga linja.

“Ata po mërziteshin, e dini, po bëheshin pak të mërzitur, paksa të frikësuar,” tha Trump.

Ai vazhdoi duke thënë se “asgjë nuk ka përfunduar ende” dhe shtoi se Kina do që të bëjë një marrëveshje me SHBA-të, por sipas tij, nuk di se si.

“Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje, ata thjesht nuk dinë se si ta bëjnë atë,” tha ai më tej.

“Ata janë njerëz mjaft krenarë dhe Presidenti XI është një njeri krenar. Ata janë në proces të zbulimit, por duan të bëjnë një marrëveshje”, përfundoi Trump fjalën e tij, fill pasi rriti në 125 % tarifat ndaj Kinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit