Policia Rrugore e Shkodrës gjatë 10 ditëve të fundit ka arrestuar 4 drejtues makinash dhe ka proceduar 10 të tjerë. Gjithashtu ka vendosur rreth 1425 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia apelon drejtuesit e makinave që të respektojnë masat e qarkullimit rrugor, si dhe të evidentojnë aksidentet dhe pengesat në qarkullim.
1425 masa administrative:
88 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
48 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
22 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
28 masa për xhama të errësuar
230 masa për parakalime të gabuara
627 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar
260 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
86 masa për sjelljen e drejtuesve të automjeteve ndaj këmbësorve.