Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Stom Golem”. Një 16-vjeçar duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë 16 vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në motomjet dyshohet se udhëtonte dhe një i mitur 14-vjeçar i cili u dërgua në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.