Gjykata turke ka refuzuar apelin që kërkon lirimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu nga burgu në pritje të rezultatit të gjyqit të tij për korrupsion.
Immamoglu u arrestua më 19 mars dhe u burgos zyrtarisht me akuza për korrupsion. Arrestimi i tij solli protesta e mëdha në Turqi ku më shumë se 2000 njerëz janë arrestuar, të cilët morën pjesë.
Arrestimi i tij konsiderohet si i motivuar politikisht përpara zgjedhjeve presidenciale, të cilat aktualisht janë caktuar për në vitin 2028. Qeveria turke ka pohuar se gjyqësori funksionon në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.