Kreu i LVV, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas dështimit të seancës konstituive në Kuvendit të Kosovës. Seancë dështoi për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.
Albin Kurti akuzoi opozitën për “sulm brenda institucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. “Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë.
Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkroi Kurti në Facebook.
Deputetët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK, votuan kundër raportit, ndërkohë Lista Serbe abstenoi. Përfaqësuesit e opozitës vunë në dyshim dorëheqjen e Kurtit nga posti i kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.