-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Lezhë: Duhet të luftojmë për cilësinë, jo për sasinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me qytetarët në zonën bregdetare të Lezhës. Rama foli për turizmin dhe u shpreh se Lezha duhet të jetë sa më lart dhe të zhvillohet sa më shumë. Ai tha se duhet që të luftojmë për cilësinë, pasi sipas tij Shqipërisë nuk i duhet vetëm sasia e turistëve.

“Ndjesë se ju jeni përballë diellit dhe ky diell, edhe pse frynë, është goxha goditës. Kështu që nuk do t’ju mbaj gjatë. Dua realisht t’ju them se jam mirënjohës që jam këtu me ju. Më vjen mirë që mu dha mundësia të shoh një copëz të këtij bregdeti që nuk kisha qenë ndonjëherë. Do nënvizoj atë që tha kryetari i bashkisë, që posaçërisht vitin e fundit, ne po shohim projekte ambicioze që na vijnë nga kjo zonë dhe me iniciativën e njerëzve të këtyre territoreve.

Siç tha edhe Pjerini, është vërtet mbresëlënëse të mendosh që pikërisht në këtë territor, ku modeli i zhvillimit të turizmit ishte ai që trashëguam, një model i prapambetur dhe problematik, që e sheh kur shkon në Shëngjin dhe sheh kontrastin çfarë u bë me të shkuarën dhe çfarë u bë më pas. I lë vendin një modeli tjetër. Këtu po punojnë disa arkitektë. Padiskutim që kur ato projekte të dalin në sipërfaqe, vlera e këtij bregdeti, vlera e këtyre territoreve, por edhe vlera e shtuar që do të sjellë turizmi për Lezhën do të jetë ku e ku më lartë se sot.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet që gara jon, sot dhe për të nesërmen është për cilësinë, jo për sasinë. Ne arritëm vjet në 12 milionë turistë. Kjo është një shifër që do rritet ende. Por nuk na duhet kjo.

Ne na duhet që këtë sasi ta mbajmë, por ama ta fuqizojmë nga pikëpamja e vlerës që na sjell me cilësinë. Na duhet që të ndërtojmë dhe të krijojmë hapësira për turistët që konsumojnë më shumë. Dhe në këtë bregdet janë mundësitë për t’i harmonizuar që të dyja. Prandaj jam i inkurajuar nga këto projektet e reja, sepse janë [projekte që tregojnë cilësinë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit