Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të urdhëronte të gjitha forcat e Moskës të ndalonin luftimet nga 8-11 maj, që përkon me festimet e Rusisë që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në lidhje me këtë ka reaguar Karoline Leavitt e cila thotë që “Unë e kuptoj se Vladimir Putin këtë mëngjes ofroi një armëpushim të përkohshëm”.
“Presidenti e ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm së pari për të ndaluar vrasjen dhe për të ndaluar gjakderdhjen.”, shtoi ajo.
Leavitt tha se Trump “mbetet optimist se mund të arrijë një marrëveshje”, por shtoi se presidenti amerikan ishte “gjithnjë e më i frustruar me liderët e të dy vendeve”, të cilët “duhet të vijnë në tryezë për të negociuar rrugën e tyre për të dalë nga kjo situatë”.