Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Tiranë dhe u bëri thirrje që të votojnë me 11 maj për Partinë Socialiste. Rama theksoi se me hyrjen në Bashkimin Evropian, shqiptarët do të kenë të drejtë të lëvizin dhe të punojnë në çdo vend.
Ai nënvizoi gjithashtu se do të marrin edhe një mbështetje financiare me 1 milard uero në vit. Kryeministri tha se me 11 maj ti japin mundësi që të plotësohet një amanet i vjetër për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Ne sot me pasaportën që kemi, jemi të huaj për BE-në. Pasaporta europiane iu jep një tjetër status, atë të barabartë me vendet e Bashkimit Europian. Shqiptarët do trajtohen njësoj si të gjithë europianët. Për të lëvizur për punë, mund të shkoni ku të doni. Siç sot lëvizni nga një qytet shqiptar në tjetrin, mund të shkoni në çdo qytet të Europës. Me atë pasaportë, mund të zgjidhesh edhe eurodeputet nëse merr votat. Kemi një Shqipëri tjetër, një Shqipëri të re. Mund të lëvizni lirshëm në gjithë territorin e BE-së. Me pasaportën e BE, ju njihen vitet e punës që keni punuar në një vend të Bashkimin Europian. Shqipëria fillimisht do jetë vend përfitues pasi të hyjë në BE, që të mund të zhvillohemi. Nga hyrja në atë shtëpi, përfitojmë buxhet ekstra. Me hyrjen në BE, marrim 1 miliard euro në vit, ku 90 përqind janë grante. Jepni kontributin tuaj me votë për të pasur pasaportën e BE-së. Ju ka ardhur fati në dorë që të qeshni, por jo të talleni. Më 11 maj t’i japim mundësi këtij populli dhe këtij vendi që të lënë në vend një amanet shumë të vjetër dhe të hapin perspektivë të re.”, tha Rama.









