Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me banorët në Patos u shpreh se pasaporta europiane do të trajtojë shqiptarët të barabartë me me qytetarët e BE. Rama tha se me anëtarësimin në Bashkimin Evropian do të prëfitojmë edhe një buxhet të ri.
“Shumë shqiptarë janë integruar atje. Është koha që Shqipëria e tëra të bëjë këtë gjë. Koha që çdo shqiptar të marrë përsipër fatin europian të Shqipërisë, duke bërë zgjedhjen e duhur të vendosë se cili dhe cila të kenë pasaportën europiane. Pasaporta që është statusi i ri i shqiptarëve si qytetarë të barabartë me bashkëqytetarët europianë. Status që i jep fund atij korridorit të veçantë. Ku na mbajnë me radhë dhe na kontrollojnë me policë pasaportën. Me pasaportë do hymë në Europë njësoj si ju nga Patosi hyni në Tiranë. Hyrja përveçse status është një fuqi e re për Shqipërinë. Fuqi morale, politike dhe ekonomike. Me hyrjen Shqipëria do përfitojë një buxhet të ri.”, tha Rama.