-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama në Korçë ironizon opozitën: Skandal

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Korçë. Rama ka ironizuar takimin elektoral të një kandidati të opozitës me qytetarët.

“Me tregoi Nikua një video të një deputeti të kënetës që ishte një gjë e pabesueshme, në një kafe ku ishin vetëm burra, e ky deputeti bënte uuu uuu, ata çoheshin thonin ‘bravo”. Nuk e besoja që ky ishte deputet.

Ne 1293 Korça zgjodhi Fan Nolin, në 2025, këneta thotë zgjidh Fidelin. UUU, kur bënte uuu, i fryheshin mëngët. Më vjen keq se ka dhe emrin e një shoku tim. Skandal, e tmerrshme. Shikoni çfarë kontrasti, e patë si nisi takimi këtu me mandolina dhe kitara, dhe e tërë Korça e pa çfarë ndodhi në Pallatin e Sporti, një shfaqje e lemerishme, antievropiane, antikorçare.

Unë besoj se të gjitha ata që janë të mërzitur me Nikon, të mërzitur me mua, duhet t’i dëgjojnë disa fjalë sot, jo për t’u bërë me ne, por për t’u arratisur nga ajo lemeri, nga ajo kënetë.

11 maji nuk është votë për një shumicë aritmetike për të formuar një shumicë të PS. Shumicën për të formuar qeverinë e PS, ne as nuk e diskutojmë fare. Këtu është fjala për të krijuar një shumicë shpirtërore të shqiptarëve.”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit