-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kardinalët e mbledhur në Romë për zgjedhjen e Papës së ri, thirrje për armëpushim në Ukrainë

Kryesoret

Kardinalët e mbledhur në Romë për zgjedhjen e Papës së ri kanë bërë një thirrje për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Ata bëjnë thirrje që sa më shpejt të jetë e mundur të arrihet një armëpushim i përhershëm. Gjithashtu i ftojnë të gjithë besimtarët që të intensifikojnë lutjet e tyre drejtuar Zotit për nmjë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Ne, Kardinalët e Kishës së Shenjtë Romake, të mbledhur në Kongregacionin e Përgjithshëm para fillimit të Konklavit, pasi kemi vërejtur me keqardhje se nuk është bërë asnjë përparim në promovimin e proceseve të paqes në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe në shumë pjesë të tjera të botës, dhe se sulmet janë intensifikuar, veçanërisht kundër popullsisë civile, u bëjmë një thirrje të përzemërt të gjitha palëve të përfshira që të arrijnë një armëpushim të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur dhe të negociojnë, pa parakushte ose vonesa të mëtejshme, paqen e dëshiruar prej kohësh nga popullatat e përfshira dhe nga e gjithë bota. I ftojmë të gjithë besimtarët të intensifikojnë lutjet e tyre drejtuar Zotit për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit