Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, si dhe mbështetjen e Eurojust dhe Europol kanë zhvilluar një operacion në Gjermani, Shqipëri, Qipro dhe Izrael.
Gjatë operacionit u ushtruan kontrolle në ambiente të ndryshme në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë, 1 laptop, 1 njësi kompjuterike, 1 USB, 1 hard disk i jashtëm, një shumë parash prej 40 020 eurosh.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe mijëra euro dhe pajisje që shërbenin për kryerjen e krimeve kibernetike.
Grupi kriminal dyshohet se ka mashtruar mbi 100 viktima me një dëm financiar prej mbi 3 milionë euro.
Ndërkohë policia e shtetit mbetet e anagazhuar në bashkëpunim ndërkombëtar për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve financiare.