Procesi i numërimit të votave në Fier po i vjen fundi. Me rezultatet e deritanishme rrezikohet mandati i 12-të i Partisë Socialiste.
Në KZAZ nr. 59 në bashkinë Fier ka përfunduar. Gjithashtu edhe në KZAZ më të madhe atë nr. 60 janë numëruar 97 kuti votimi. Të pranishëm në KZAZ janë deputetët Luan Baçi, Saimir Korreshi dhe Adriatik Lapaj.
Në Patos janë numëruar 4 kuti dhe kryeson Antoneta Dhima me 350 vota, në Roskovec janë numëruar 9 dhe kryeson Zegjine Çaush me 500 vota, pas saj vejn Ilirjan Musko me 430 vota.