Policia e Fierit ka parandaluar një ngjarje kriminale në Patos. 52-vjeçari Igli Rapa ka dhunuar bashkëjetusen e tij dhe kanosur se do ta vriste në fshatin Dukas.
Gjatë kontrollit policia i gjeti dhe i sekuestroi një 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak që posedohej pa leje.
Ndërsa 52-vjeçari u arrestua dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.