Një sulm me thikë ka ndodhur në rajonin Irkutsk të Siberisë. Si pasojë e sulmit u vranë pesë adoleshentë dhe katër të tjerë u plagosën.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Tass dhe njoftimit të departamentit të policisë, ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Baikalsk.
Sipas hetuseve një grup të rinjsh ishin mbledhur në një shtëpi dhe në një moment njëri prej tyre ka sulmuar me thikë të tjerët. Sulmuesi më pas i ka vendosur flakën shtëpisë dhe ka humbur jetën nga zjarri.