Interpol Tirana dhe Interpol Roma kanë finalizuar ekstradimin drejt Italisë të tre personave nga Shqipëria, të dënuar ose të akuzuar për veprime në fushën e narkotikëve.
Ndër të ekstraduarit është edhe A.K., 51 vjeç, i cili u dënua nga Gjykata e Torinos në vitin 2025 me 4.5 vjet burg për prodhim dhe shitje kokaine në vitin 2017 në zonat Arona dhe Novara.
Një tjetër i ekstraduar është R.A., 21 vjeç, i kërkuar nga Gjykata e Milanos për trafikim droge në kuadër të një organizate kriminale gjatë periudhës 2022-2024.
Po ashtu, A.F., 39 vjeç, i cili është i kërkuar nga Gjykata e Gjenovës për trafikim droge dhe mbajtje armësh pa leje, si pjesë e operacionit “COOK 2020”, u ekstradua gjithashtu drejt Italisë.